44
Në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani” nesër më 7 mars do të mbahet takim në shenjë kujtese për librin, poezinë, për mësueset e para Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi.
Ky takim letrar do të mbahet me mësueset, profesoreshat e gazetaret të cilat kanë qenë prijatare të poezisë në Kosovë.
Si kujtesë për motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi të cilat e hapën Shkollën e Parë Shqipe në Korçë, më 7 mars 1887 kjo ngjarje titullohet “Fjala ime ka etje”.
Do të lexohen, po ashtu krijime te poeteshave të ndjera dhe do të interpretohen këngë shqiptare