Kristjan Asllani zbulon bisedën e fundit me bashkëlojtarët e tij te Inter

by jonzefaj

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar paraditen e të martës (18 mars) me stërvitjen e radhës në prag të dy ndeshjeve kualifikuese të Grupit K për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë të premten e 21 marsit luajnë në Londër kundër Anglisë, ndërsa tre ditë më vonë në Tiranë mbërrin Andorra.

banner

Pas stërvitjes së sotme, dy mesfushorët Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami folën për mediat.

Kristijan Asllani i Inter Milan zbulon se cfarë bisedoi me shokët e skuadrës nga Anglia në Inter.

“Të luajmë me shpirt e zemër, të mos shkojmë si turistë. Do të shkojmë atje me shumë shpirt. Do ta kenë ata gati 70-80 përqind topin dhe do të luajmë si ekip. Duhet të luajmë si ekip me shpirt e zemër dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Ndeshja fillon 0-0. Anglia futet gjithmonë në fushë për fitore dhe një rezultat barazim do të ishte shumë mirë për ne. 

Kemi folur [me bashkëlojtarët te Interi] janë tallur të gjithë. Më kanë thënë do të merrni 6-7 gola dhe do të ikni në shtëpi” tha Kristjan Asllani 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy