Ndryshie të rëndësishme në VAR-in Italian

by jonzefaj

Ka një ndryshim të rëndësishëm në lidhje me VAR-in në Kupën e Italisë pasi gjyqtarët do t’i shpjegojnë tifozëve në stadium për arsyet e vendimeve të tyre në fushë gjatë gjysmëfinaleve të ardhshme, ndërsa tifozët më në fund do të shohin grafika VAR në ekranet gjigante në ndeshjet e Serisë A.

Siç raportohet nga “Sky Sport Italia”, më kuptimploti është padyshim shpjegimi i gjyqtarëve për rishikimet e VAR në fushë gjatë gjysmëfinaleve të ardhshme të Kupës së Italisë, përcjellë KosovaPress.

banner

Gjyqtarët do të lejohen të ndërhyjnë përmes audios brenda stadiumeve për të shpjeguar vendimet e tyre pas një rishikimi në monitorin e fushës.

Ky ndryshim do të kufizohet vetëm në ndeshjet e Kupës së Italisë, pra gjysmëfinalet Milan-Inter, Bologna-Empoli dhe finalen në maj.

Një ndryshim i mëtejshëm ka të bëjë me Serinë A dhe do të zbatohet duke filluar nga raundi tjetër i ligës, kur tifozët në stadium do të mund të shohin të njëjtat grafika televizive të shfaqura gjatë kontrolleve të VAR në ekranet gjigante për t’u informuar për çdo vendim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy