Gërvalla i gëzohet njohjes nga Kenia, aludon se ajo ka qenë meritore e kësaj arritje

by engel

Kosova sot u njoh nga Kenia. Kjo njohje erdhi pas asaj të Izraelit, e cila ndodhi në vitin 2021. Lajmin për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga shteti afrikan, e dha ish-presidenti Behgjet Pacolli.

Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz.

banner

Me anë të një postimi në Facebook, ndonëse iu gëzua lajmit për njohje, e para e diplomacisë kosovare nuk e mori mundin ta përmend fare Pacollin.

Për më tepër, këtë njohje u mundua t’ia atribuojë vetes dhe presidentes Vjosa Osmani.

“Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke”, u shpreh ajo.

Kryediplomatja kosovare theksoi se mezi pret ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Republikën e Kenias dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona në fusha të ndryshme.

Ky është postimi i plotë:
Mirëpresim vendimin e Republikës së Kenias për të njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, një lajm i rëndësishëm që thekson përparimin dhe forcimin e pozitës sonë në skenën ndërkombëtare dhe në kontinentin afrikan.
Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke.
Mezi presim ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Republikën e Kenias dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona në fusha të ndryshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy