29
Një shpërthim ka ndodhur mesnatën e së hënës tek objekti i Postës në Zveçan. Si rezultat janë shkaktuar dëme materiale.
Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, veçse banorët e zonës janë evakuuar. Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje.
Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Klankosova.tv se atje u hodhën dy granata të dorës.
“Një ka shpërthyer dhe një e kemi shpërthyer ne në mënyrë të kontrolluar. Nuk ka lëndime, ka dëme materiale. Policia po punon për ndriçimin e rastit”, deklaroi Elshani.