PODUJEVË/ Sekuestrohet substancë narkotike dhe ndalohet një person i dyshuar

by Nexhat

Stacioni Policor në Podujevë, pas pranimit të informatës dhe realizimit të veprimeve hetimore, në koordinim me prokurorin e krimeve të rënda, njofton se ka realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Podujevë.

Gjatë kontrollës së shtëpisë dhe pronës, janë gjetur dhe sekuestruar prova të rëndësishme lidhur me aktivitetin e dyshuar kriminal, thotë policia.

banner

“Në bastisje janë sekuestruar: Një (1) kilogram e 759.32 gram marihuanë (substancë narkotike e dyshuar). Një (1) cigare me substancë narkotike të dyshuar. Dy (2) matës-peshore. Katër (4) paketime rizllash (OCB). Një (1) bluerës-mulli. Një (1) mjet i prehtë (thikë). Një (1) paketë që përmban qese plastike të vogla. Një (1) antiplumb me ngjyrë të zezë. Një (1) telefon celular”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Pas realizimit të bastisjes dhe sigurimit të provave, njësiti i antidrogës (DHTN-së) ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbështetur hetimin. Po ashtu, është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka cilësuar veprën penale dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për një periudhë prej 48 orësh”, vijon njoftimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy