Presidentja Osmani është takuar me Ministrin e Jashtëm të Kenias Musalia Mudavadi në Turqi. Ajo e ka shfrytëzuar këtë rast për të falenderuar popullin e Kenisë për njohjen e shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Pas vendimit historik për njohjen e Kosovës nga Kenia, në Turqi u takova me Ministrin e Jashtëm të Kenias, njëherësh Kryesekretarin e Kabinetit Presidencial, z. Musalia Mudavadi, të cilin e falënderova edhe një herë për këtë hap të rëndësishëm, i cili kontribuon për paqen e stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë.
Diskutuam për fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët, të cilat do t’i konkretizojmë gjatë vizitës zyrtare në Kenia dhe përgjatë rrugës sonë të përbashkët si aleatë dhe partnerë.