Antoni Costa, President i Këshillit Evropian do të vizitojë Kosovën gjatë muajit maj

by engel

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet ta vizitojë edhe Kosovën në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, të paraparë për në maj.
Lajmi është konfirmuar nga Këshilli i Evropës.

Ndërkaq, nuk janë bërë të ditura temat që pritet të diskutohen pasi siç njofton KE, programi është ende në përgatitje.

banner

“Po, edhe presidenti Kosta do ta vizitojë Kosovën; detajet e programit janë ende në përgatitje, kështu që nuk mund të konfirmojmë ndonjë specifikë për momentin”, ishte përgjigja nga KE për Klankosova.

Ndryshe, në takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, Presidenti i Këshillit Evropian tha se mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është integrimi në Bashkimin Evropian.

Për këtë arsye ai tha se do të zhvillojë në mes të majit një tur në Ballkanin Perëndimor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy