Kransiqi akuzon VV-në se përmes Deharit po e bllokon Kuvendin: Duhej të zbatohej skenari, të hidhej në votim raporti

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të mos e mbajnë peng procesin e formimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Krasniqi ka thënë se LVV po blen kohë për të bërë pazare politike, sepse i mungon shumica parlamentare.

banner

“Kjo është shpërfaqje e qartë e një fakti të pamohueshëm. Këta nuk kanë shumicë parlamentare dhe meqenëse nuk kanë po dëshirojnë me ble kohë, me i ble edhe 48 orë kohë për t’i bërë pazaret politike, të cilat unë po ju them edhe pas dy ditëve do t’i kenë në nivelin e njëjtë. Nuk do të kenë shumicë”, ka thënë ai.

Kreu i PDK-së e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për uzurpimin e të drejtës kushtetuese që i jepet përmes deputetit më të vjetër për ta penguar rrjedhën e seancës.

“Sot ka pasur uzurpim partiak  të institucionit përfaqësues të qytetarëve të Kosovës. Në vend se të zbatohet skenari i seancës, vazhdimi i saj, të hidhet në votim raporti, një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha Krasniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy