Obiliq: Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Obiliq

by engel

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, ndërsa rasti u iniciua si “Hetim i vdekjes”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Obiliq / 16.04.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Nga njësitë policore është sekuestruar një pistoletë me 4 copë fishekë”, thuhet në njoftim.

banner

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy