Gjykata refuzon propozimin e prokurorisë për gjykim në mungesë për të dyshuarit në rastin Banjska

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale për procedim të gjykimit në mungesë ndaj të dyshuarëve për sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator të 2023-së.

Në njoftimin e lëshuar nga Themelorja thuhet se 40 të dyshuarit janë në arrati, dhe se ndaj tyre nuk mund të procedohet me gjykim pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës për gjykim në mungesë.

banner

“Departamenti Special, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për procedimin e gjykimit në mungesë ndaj të pandehurve M.R, V.R, U.J, M.J, V.A, A.M, L.S, V.D, V.V, S.J, M.K, U.M, T.V, D.V. V.J, S.P, N.S, M.V, S.R, M.R, M.A, Z.C, K.D, S.M, M.S, A.J, R.G, I.M, G.Z, N.R, R.A, M.M, D.B, D.D, D.V, A.T, M.K, M.N, N.I dhe V.I,  të akuzuar për veprën penale kryerja e veprës penale terroriste dhe veprën penale Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, i pandehuri M.R, i akuzuar edhe për vepër penale lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit si dhe vepër penale shpërlarja e parave”, thuhet në njoftim.

“Kryetari i trupit gjykues, ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe ka gjetur se kërkesa për procedimin e gjykimit në mungesë është e pabazuar dhe në këtë fazë të procedurës nuk mund të procedohet me gjykimin në mungesë ndaj të pandehurve që gjenden në arrati, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës për gjykim në mungesë”.

Gjykata shton se gjykimi ndaj të pandehurve në fjalë, do të vazhdojë pas arrestimit dhe ekstradimit eventual të tyre në Republikën e Kosovës.

Palët e pakënaqura me këtë aktvendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy