Ambasadori Gerard McGurk merr detyrën si Shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë

by Nexhat

Ambasadori Gerard McGurk, diplomat karriere në Shërbimin Diplomatik Britanik, është emëruar Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe sot ka marrë zyrtarisht detyrën e re.

Përvoja diplomatike e Ambasadorit McGurk përfshin angazhim të gjerë në menaxhim të krizave, marrëdhënie ndërkombëtare bilaterale dhe multilaterale në rajone të ndryshme, nga Madridi, Amani, në Shkup e Kombe të Bashkuara në Nju Jork. Ambasadori McGurk ka qenë pjesë e Ekipit të Qeverisë Britanike për Statusin Final në kuadër të punës së të Dërguarit të Posaçëm të OKB-së, Martti Ahtisaari (2005-2007).

banner

“Këto përvoja kanë formësuar qasjen time ndaj diplomacisë, duke u fokusuar në dialog gjithëpërfshirës, partneritet, respekt dhe bashkëpunim. Këto vlera janë të rrënjosura thellës në punën e OSBE-së këtu. Si Shef i ri i Misionit, jam i përkushtuar ta vazhdoj punën e jashtëzakonshme të paraardhësve të mi në përmbushjen e mandatit thelbësor të Misionit, gjegjësisht përmirësimin e qeverisjes së mirë, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, si dhe rritjen e sigurisë publike për të gjithë,” tha ambasadori McGurk.

Ambasadori McGurk ka punuar më parë si Zëvendësdrejtor dhe Shef i Departamentit për Siguri dhe Reziliencë në Zyrën për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim (FCDO), si dhe Zëvendësdrejtor për Rrjet dhe Performancë.

Ai ka udhëhequr sektorin konsullor në Task Forcën për Afganistanin në Londër, duke luajtur rol kritik lidershipi në kohë krize gjatë evakuimit ndërkombëtar nga Kabuli në periudhën gusht-shtator 2021. Po ashtu, ka qenë pjesë e Misionit të Mbretërisë së Bashkuar në OKB në Nju Jork si përfaqësues i qeverisë britanike në komitetet për sanksione ndaj Irakut dhe Al-Kaidës. Në verën e vitit 2003, është deleguar në Irak për të punuar me Autoritetin e Përkohshëm të Koalicionit (CPA). Angazhimi i tij i parë jashtë vendit ishte në Ambasadën Britanike në Athinë, Greqi, në vitin 1991.

Ambasadori McGurk ka përfunduar studimet Master në Administrim Biznesi (MBA) në Universitetin Open në MB. Përveç gjuhës së tij amtare, anglishtes, e flet edhe maqedonishten dhe pak spanjisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë të rritur.

Në rolin e tij si Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë vjen pas Ambasadorit Michael Davenport të Mbretërisë së Bashkuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy