Analisti Astrit Gashi, ka thënë se letra e Albin Kurtit ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] është “dashakeqëse ndaj LDK” dhe nuk është “ftesë për koalicion”.
Ai shtoi se letra e tretë e dërguar direkt nga Kurti tek Abdixhiku ka synim përçarjen e brendshme të LDK-së
“Letra e Kurtit ndaj Abdixhikut është letër dashakeqëse ndaj LDK-së. Nuk është letër ftesë për koalicion, por letër e cila ka synim përçarje të brendshme të LDK-së. Letër që duhet hap rrugën për një koalicion që Kurti po thotë se nuk është i interesuar për koalicion. Është thikë me dy teha. LDK-ja ka të drejtë që s’po ngutet se si me u përgjigj, pasi që është kurth. Kurth i ngritur ndaj LDK-së dhe varet nga përgjigja e tyre, se a do jetë Albin Kurti fitimtar nga përgjigja e tyre. Kjo letër, ngjason me 2019, ku LVV-ja bënte debat publik a do me garu LDK-VV, dhe e ka pru punën ashtu, ku Kurti ia lëshoj vendin Osmanit. Kjo i ka ndihmuar shumë LVV-së”, ka deklaruar Gashi në RTV Dukagjini
Analisti tha se Kurti e di qëndrimet e LDK-së, pasi sipas tij kjo e fundit ka deklaruar se nuk don koalicion me të.
“Ka pasaktësi dhe në kontekste kohore nuk ka përputhje”, deklaroi Gashi.
Ai tha se në letrën e dërguar sot ka pasaktësi edhe në kontekste kohore.
“Koalicioni i LVV-së dhe LDK-së është prishur nga heqja e reciprocitetit, si kërkesë e SHBA-ve. Ku LDK-ja ka kërku me u hjek, por VV e ka bërë ngapak ngapak”, ka thënë Gashi.
Sipas Gashit, prishja e raporteve ka qenë si pasojë ”e qasjeve të LDK-së dhe kërkesat e vazhdueshme të Grenellit”.
Ai tha se Vetëvendosja po tenton arsyetime dhe LDK me “përdorë si instrument që e arsyeton potencialisht koalicionin me PDK-në”.
nga ana tjetër, analisti Viktor Buzhala thotë se letra e Kurtit ndaj Abdixhikut dërgon vendin në zgjedhje apo koalicion me PDK-së.
“Kjo letër është kërkim falje apo përgatitje e elektoratit dhe paralajmërim për një përgatitje të terrenit për koalicion me PDK-në. Ky koalicion me PDK-në do t’i zgjidhte problemet e Kosovës ne periudhe afatmesme pasi zgjidh edhe problemit e zgjidhjes se Presidentit”, ka deklaruar Buzhala