Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

by Nexhat

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë. por me erëra nga jugperëndimi, pastaj vranësira e intervale të gjata kohore me diell. Në disa vise mund të ketë zhvillim të ndonjë stuhie të izoluar me vetëtima, bubullimë dhe breshër, por në përgjithësi stuhitë më të fuqishme pritet të anashkalojnë territorin tonë, megjithatë mund të ndonjë “surprisë”.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Martën pritet të mbajë mot me vranësira dhe lokalisht me intervale kohore me diell. Kohë pas kohe, vende-vende priten zhvillime të stuhive të izoluara me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe mundësi për breshër. Në Shqipëri këto fillojnë sonte, ndërsa në viset tjera kryesisht orëve të pasdite, por të gjitha do të jenë të karakterit lokal dhe të izoluara, por mund të ndodhë zhvillimi i ndonjë stuhie të fuqishme të izoluar.

banner

Të Mërkurën na pret mot i ndryshueshëm me ulje të lehta të temperaturave dhe me destabilizim të fortë të atmosferës, ku vende-vende priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, me mundësi edhe për breshër.

Mot i ndryshueshëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme./MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy