Muhaxheri për takimin me presidenten: Nëse s’ka zgjidhje, LVV t’ia lëshojë rrugën të dytit!

by informim peje

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se presin që presidentja Vjosa Osmani, të ofrojë ndonjë alternativë për zgjedhjen e ngërçit në Kuvend.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të lirojë rrugë nëse nuk mundet që t’i formojë institucionet e reja.

banner

“I takon të parit me u mundu me e ba zgjedhjen dhe besojë që ka kohë me reflektu, por nëse nuk mundet duhet me lëshu rrugë me ia dhanë mundësin partisë së dytë”, ka thënë Muhaxheri.

Tutje, Muhaxheri ka thënë se alternativa e tyre është që të bëhet një transitore dhe pastaj me u përgatit për zgjedhje vitin e ardhshëm. /Gazeta10

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy