25
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, është takuar me ish-emisarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Behrami përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe një fotografi nga takimi.
Në fotografinë e publikuar, Behrami dhe Grenell shihen në një ambient zyrtar me flamurin amerikan në sfond. Deputeti i PDK-së ka falënderuar Grenellin për mikpritjen dhe bisedën konstruktive.
“Me Ambasadorin Grenell-një mbështetës i madh i Kosovës dhe një luftëtar i palëkundur për drejtësi!”, ka shkruar Behrami.