Pjetër Nikolla: VËSHTRIM HISTORIK – mbi mitologjinë pellazgo-ilire dhe falsifikimet greke, romake, serbe, botoi SHB “Flamuri”, Tiranë 2025.

Shkruan: Mikel GOJANI
Pjetër Nikolla, shkrimtar dhe studiues i shquar nga Tirana, me veprat e tij letrare dhe studimore ka bërë emër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve të këtij vendi.
Shkrimtari Nikolla në angazhimet e tij letrare dhe studimore i është qasur zhanreve të ndryshme të letërsisë, poezi, prozë, publicistikë etj. Kështu që veprat e Nikollës janë vlerësuar nga studiues dhe kritikë vendës, por edhe huaj.
Këto ditë ky studiues i shquar para opinionit lexues dhe të kritikës letrare është prezantuar me një vepër serioze studimore, me titull “Vështrim historik – mbi mitologjinë pellazgo-ilire dhe falsifikimet greke, romake, serbe”.
Në këtë libër, studiuesi Nikolla i qaset një periudhe dhe të një populli që prekin thellësitë e shekujt dhe që kërkojnë që në thellësitë e minierave të thellësishme të gërmohet mbi shumëçka çka akoma nuk ka dalë në dritë, por meritojnë të shpalosen të vërtetat e kësaj periudhe në mënyrë që ato fakte dhe dëshmi historike të mos I mbulojnë pluhuri i harresës as ndryshku i kohës, kur dihet që kjo përiudhë ngërthen një distancë tepër të largët historike.
Librin autori Nikolla iu dedikon fëmijëve të tij, të cilët në jetë dhe në angazhime kanë arritje të konsiderueshme në shumë fusha të jetës.
Librit i prin një mesazh shumë domethënës dhe me vlera dimensionale të Milan Kunderës, i cili shprehet: “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij, të shkatërron librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini duke të shkruaj libra të rinj, të krijojë kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë do të ishte”, shprehet Kundera.
Shovinistet grekë, romakë dhe sllavë ia kanë arritur qëllimin e tyre që të falsifikojnë historinë e kombit shqiptar
Ndërkaq, studiuesi Nikolla në parathënien e tij të këtij libri shprehet se në këtë libër për të qenë më i besueshëm jam mbështetur në studimet shkencore albanologjike nga të huajt, në Amerikë, Kaliforni kryesisht, por edhe në studime nga albanologë evropianë dhe referime nga shumë historian të lashtë, përfshirë edhe veprat e Homerit, “Iliada dhe Odisea” etj. “Kam paraqitur fakte dhe argumente shkencore të shkruara kryesisht me ato çfarë kanë argumentuar të huajt për historinë pellazgo-ilire. Fatkeqësisht, pohon studiuesi Nikolla, shovinistet grekë, romakë dhe sllavë ia kanë arritur qëllimin e tyre që të falsifikojnë historinë e kombit shqiptar, që u copëtua nga Fuqitë e mëdha, duke e ndarë në pesë shtete: Greqi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Malin e Zi etj.”, thekson studiuesi Nikolla i cili në vijim pohon se duhet t’i bëjë përshtypje botës dhe ne shqiptarëve, se kur është themeluar Greqia kishte 7.800.000 arvanitas, ndërsa sot Shqipëria ka mbetur më me pak se 3 milionë banorë!
Me plot bindje faktografi studiuesi Nikolla se lexuesit në këtë libër do të gjejnë argumente të shumta dhe vlera shkencore, mbi historinë e vërtetë pellazgo – iliro – shqiptare.
Vlerat që e karakterizojnë këtë libër me interes dimensional, bazuar në hulumtimet shumëvjeçare shkencore të autorit paraqesin fakte dhe dëshmi shkencore mbi falsifikimin dhe manipulimin e të historisë pellazgo-iliro -shqiptare nga shovinistët të vendeve fqinj, si grekë, romak dhe serbë. Autori Nikolla njëherësh ngre zërin e së vërtetës dhe bënë thirrje me forcën e arsyes dhe të përgjegjësisë intelektuale dhe shkencore, duke kërkuar nga historian dhe institucione relevante shtetërore shqiptare me ngulm të vënë në vend të vërtetën të historisë kombëtare shqiptare, pra të shpalosin një të vërtetë autentike dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për brezat.
Libri historik i autorit Pjetër Nikolla me titull: Vështrim historik – mbi mitologjinë pellazgo-ilire dhe falsifikimet greke, romake dhe serbe, ndahet në 17 pjesë tematike, që ngërthejnë në përmbajtje unifikuese konceptuale, duke hedhur në dritë shumë fakte dhe dëshmi historike të ngërthejnë një histori të pandriçuar thellësisht, mirëpo edhe ky fond të shpalosjes së këtyre fakteve dhe dëshmive historike paraqesin një angazhim shumë serioz dhe tepër me rëndësi për një periudhë të thellësishme të së kaluarës historike të këtij kombit tonë.
Në pjesën e parë “Mitet mbi botën e pellazgëve hyjnorë, studiuesi Nikolla pos shumë emrave të lashtë që flasin për pellazgët, në shumë interes ndalet qysh gadishullin ilirik, në Epir, një territor i lashtë i Shqipërisë, që fshihet si nga misteret më të mëdha në botë, Orakulli i famshëm I botës së lashtë, Dodona Pellazge. Autori po ashtu ndalet edhe te Herodoti, i cili sipas tij Pellazgët respektoheshin pikërisht për lashtësinë e tyre, si një popull i vjetër, themelues të qytetërimit njerëzor që në zanafillën e tyre. Ndërsa në Iliadën e Homerit (shek.VIII pr. K), pellazgët përmenden si banorë të Larisisë pjellore, ndërsa Zeuzi (Zoti), quhej Mbret Dodonas e pellazgjik.
Në esencë në këtë pjesë autori flet edhe për shumë emërtime të asaj lashtësie që ngërthejnë fakte të rëndësishme për temën bosht. Autori duke u ndaluar te etimologjia e emrave pellazgo – ilir, tregon se ilirët, përfshirë edhe epirotët janë në thelb pellazg , ndërkaq pellazgjishtja dhe shqipja tashmë është vërtetuar se janë të njëjtat gjuhë. Po ashtu, sipas autorit Nikolla, shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, kurse ilirët janë pasardhës të pellazgëve.
Duke u ndalur në Luftën e Trojës, autori Nikolla sqaron me shumë kompetencës se njerëzit e kohës mendonin se kjo luftë kishte ndodhur në shek. XIII-XII, pr. K., në afërsi të Dardaneleve në Azinë e Vogël, mirëpo me kalimin e shekujve ngjarja u shndërrua në mit. Kështu deri në shek. XIX Lufta e Trojës besohej se ishte vetëm fantazi e trilluar në vepra arti. Prandaj, “Lufta e Trojës është zhvilluar midis Dinastisë së Mbretërive të Akejve të konsideruar pellazgë dhe Trojanëve Dardanë”.
Zanafilla e Pellazgëve të mirëfilltë është kryesisht në territorin e sotëm të Greqisë
Veçori karakteristike në këtë libër paraqet edhe kapitulli bosht që ka të bëjë me lashtësinë dhe autoktoninë e pellazgëve. Sipas autorit zanafilla e Pellazgëve të mirëfilltë është kryesisht në territorin e sotëm të Greqisë, mirëpo ekzistojnë popuj tjetër të Evropës që e kërkojnë në atë vend zanafillën dhe gjurmët e veta, por edhe në Azinë e Vogël, Thrakë, Rumani, Shqipëri e Kosovës. Në Greqinë e sotme ka jetuar një popull i lashtë i quajtur Pelasgos ose Peleskës, Pellazgë. Sipas legjendës së miteve pellazgjike mbreti i parë ishte Pelazgosi.
Vlen për të kontestuar po ashtu të dhënat që na i ofron përmes këtij libri studimor studiuesi Nikolla se kombi shqiptar e ka prejardhjen prej pellazgëve hyjnorë që nga gjenealogjia. Ndërkaq, sipas disa studiuesve rrjedh nga emir Shqiponjë. Shqiponja simbolizonte krijuesin e të gjitha krijesave, simbolizonte Zotin (Zeusin). Ndërkaq duke hedhur dritë mbi shkrimet dhe alfabetin pellazg, autori pohon se krahas shkrimeve dhe alfabeteve shumere, egjiptiane, të lashta dhe të fenikaseve shek. XI pr. K., pa dyshim që kanë ekzistuar shkrimet e lashta pellazge dhe alfabeti pellazg. Kështu që faktet historike flasin që nga kërkimet shkencore më të fundit mbi alfabetet del se ndër të parët që kanë shpikur dhe përdorur shkrimin dhe alfabetin kanë qenë pellazgët.
Studiuesi Nikolla një angazhimi serioz dhe me shumë përkushtim i qaset pjesës tematike, Popullsia ilire e Gadishullit Ilirik. Sipas këtij studiuesi, emir Ilir është emër shqip që do të thotë –i lirë, i pavarur. Nikolla sqaron që sipas të dhënave të gjeografisë së lashtë dhe dokumenteve romake, Iliria përfshinte ato që përcaktoi pushtimi romak kur krijoi provincë romake e quajtur Iliri proprie diecti, e një hapësire e cila në atë kohë përfaqësonte vetëm një pjesë të vogël të këtij populli pellazg (nga dy brigjet e Danubit deri në Epir dhe nga Adriatiku në Detin e Zi).
Faktet dhe dëshmitë historike argumentojnë se e gjithë popullsia e këtij territori para se të quhej “Iliri”, quhej pellazg, fliste gjuhën pellazge dhe quhej Gadishulli Pellazgjik.
Pasi kjo popullsi quhej Iliri, prandaj edhe i gjithë ai gadishull është quajtur Gadishulli Ilirik, që flisnin ilirishten.
Pasi kjo popullsi quhej Iliri, prandaj edhe i gjithë ai gadishull është quajtur Gadishulli Ilirik, që flisnin ilirishten, ndërsa fiset ishin, si Albanët, Arbërit, Antianët, Dardanët, Dorsejt, Eordejt, Labeatët, Ardianët, Dalmatët, Dasaratët, Enkelejt, Pasionët, Pirustët etj. Duke ubazuar në të dhënat të studiuesve të spikatur, si S. Islami, H. Ceka, F. Prendi, A. Buda etj., shtrirja ilire ishte jashtëzakonisht e gjerë që përfshinte Ilirikun, Italikun, Azinë e Vogël dhe Thesalinë. Autori po ashtu flet për popullsinë (qytete dhe fshatra), nga fise të organizuara më mbretëri Ilire, për qytetet dhe madhështinë e Gadishullit të Ilirisë.
Po ashtu në vijim autori Nikolla në mënyrë mjaft profesionale dhe të argumentuar prezanton historinë autentike të dardanëve Ilirikë dhe Trojanë, pastaj konflikti me Maqedoninë, për ardhjen e sllavëve në Gadishullin Ilirik; falsifikimet e kohës nga ana e shovinistëve serbë; gjenocidin serb ndaj shqiptarëve; dëbimet në masë të popullsisë shqiptare nga serbët etj.
Duke folur rreth popullsisë së Epirit, sipas studiuesit Nikolla Epiri është një rajon gjeografik dhe historik i Evropës Jug-Lindore, pjesë e Shqipërisë së Jugut, që ndodhet midis varg malit Pindi dhe Detit Jon, që shtrihet nga gjiri i Vlorës deri tek Malet Akrokkerauni në veri dhe jug, deri në Gjirin e Artës. Sipas autorit, qyteti më i madh në Epir është Janina, kryeqendra e rajonit të Epirit dhe Gjirokastra si qyteti më i madh në Shqipëri në territorin e Epirit të lashtë. Epiri ishte një nga djepet e civilizimit iliro-pellazg të kohës më Dodonën epirote, orakulli i lashtë i mijëvjeçarit të dytë Pr. K. Fiset ilire në Epir ishin: Etolët, Arkanët, Amflilakët, Thesprorët, Molosët, Kaonët etj., Brenda kornizave të këtij kapitulli autori flet edhe për rezistencën dhe tragjedinë rrënuese të çamëve, gjenocidin ndaj çamëve, besimet e lashta pellazgo-ilire, Dodonën Pellazge, Hyjnitë pellazge,
Në këtë libër, studiuesi Nikolla prezanton edhe thënie të shumta dhe deklarime shkencore të personaliteteve të mendimit botëror për kombin shqiptar, si Maurico Druon, Maximilian Lambertz, Lamartinin, Nikolla Jorga, Bajron, Aleksandër Stipçeviq, Eduard Shnajder, Mihail Emineskun, Marin Soresku, Miran Alen, Dhimitër Kamarada, Zef Skiroj etj.
Apeli i studiuesit Nikolla: Të mos heshtet ndaj falsifikimeve
Studiuesi Nikolla po ashtu përçon një mesazh shumë domethënës dhe me vlera të jashtëzakonshme për historianët shqiptarë në mënyrë që të mos heshtin falsifikimeve shoviniste serbe. Sipas Nikollës historianët shqiptarë kanë për detyrim që të vazhdojnë të gjurmojnë të reja shkencore që në lashtësinë pellazge për ta ndriçuar sa më mirë dhe për të shkruar historinë e vërtetë pellazgo-iliro-shqiptare.
Mendoj se libri i studiuesit të spikatur, Pjetër Nikolla, me titull “Vështrim historik – mbi mitologjinë pellazgo-ilire dhe falsifikimet greke, romake, serbe,” jo vetëm do të jetë vazhdimisht në duart e lexuesve të tërhequr nga kjo temë, por do të jetë edhe një nga veprat e tij të shumta që do ta nderojë gjithnjë autorin.
Klinë, më 22 maj 2025
