Katër persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi të njëjtit janë përleshur mes vete pasi kishin ndaluar veturat që dyshohej se ishin duke bërë gara.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj .
Bëhet e ditur se gjatë patrullimit në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, patrulla ka vërejtur dy automjete duke lëvizur me shpejtësi të madhe, me dyshimin se ishin duke garuar.
“Më datën 24.05.2025, rreth orës 03:15, gjatë patrullimit në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, patrulla ka vërejtur dy automjete duke lëvizur me shpejtësi të madhe, me dyshimin se ishin duke garuar. Pas ndalimit, nga veturat përkatëse kanë dalë dy persona (M/SH/K) dhe kanë filluar përleshjen mes vete. Në vendngjarje ka mbërritur edhe një patrullë , ku janë arrestuar të dy personat dhe bashkë me dy të tjerë janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme (gjithsej 4 persona)”, bëri të ditur Veseli.
Ndërkaq, policia njofton se me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është iniciuar “lëndim trupor” ndërsa personat janë liruar në procedurë të rregullt.