Parashqevi Simaku tregon për herë të parë pse u largua nga Shqipëria: Ika me pasaportë të blerë, në Amerikë më duk sikur qielli ishte më i lartë

by Nexhat

Këngëtarja ikonë e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer pas shumë vitesh në një intervistë të rrallë televizive në emisionin “Opinion”, ku ka rrëfyer për herë të parë detaje nga jeta e saj, largimi nga Shqipëria, fillimet në Amerikë dhe sfidat e emigrimit.

E ftuar nga Blendi Fevziu, Simaku rrëfeu me emocion për arsyen që e shtyu të largohej nga vendi në fillim të viteve ‘90. “Nëna ime më tha: Do shkoj të shoh vëllain tim në Itali, që ishte një nga këta refugjatët. Qante gjithmonë… më lutej sepse unë isha shumë e njohur. Me mikeshën time shkuam në ambasadën italiane,” kujton ajo.

banner

Ambasadori italian i asaj kohe, siç tregon këngëtarja, e kishte njohur nga mbrëmjet festive që organizonte partia për Krishtlindje dhe nuk kishte harruar emrin e saj. “I thashë: Të lutem… Ai tha: Po ti je Parashqevia! Mos ki merak, do e marr Dash Dervishin në telefon. Do bësh gati guest room,” tregoi ajo me një ndjenjë mirënjohjeje për mbështetjen që kishte marrë në atë kohë, ndërsa shton se “s’kisha asnjë lekë!”

Një detaj intriguese nga rrëfimi i saj ishte mënyra si arriti të largohej më pas drejt SHBA-ve. “Ishte dhuratë për mua. Më sollën atë makinën diplomatike. Vjen një burrë e grua nga New York-u, ishin nga Dibra e Maqedonisë, dhe ata donin të hapnin muzikë në New York. Erdhën dhe më blenë një pasaportë – ishte kalabreze, me emrin Victoria Marini. Flisja italisht, dukesha si italiane.”

Më 9 mars 1992, Parashqevi Simaku mbërriti në New York, një moment që e përshkruan si të paharrueshëm. “U shokova kur erdha. Gjëja e parë që mendoja ishte: pse është qielli kaq i lartë? Në Shqipëri ato retë i kemi si kapele. Më dukej sikur kisha shkuar në një botë tjetër”.

Në rrëfimin e saj në “Opinion”, Simaku foli edhe për pranimin dhe dashurinë që mori nga komuniteti shqiptar në SHBA. “Shqiptarët këtu më donin shumë,” tha ajo me emocion. Ajo theksoi gjithashtu se muzika i dha një fillim të ri dhe një jetë të re në tokën e largët. “Fitonim shumë me muzikën. Për ne ishte përrallë!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy