Punëtorja e “Trepçës” lëndohet rëndë në punë, drejtuesit e akuzojnë se e inskenoi

by informim peje

Valdete Shabani, punëtore në Minierën e Kishnicës, ka rrëfyer sot për “Kosova Live” për përvojën e vështirë që ka kaluar në vendin e punës.

Gjatë një dite normale pune, ndërsa po bënte bartjen e materialeve, një bulonë e rëndë prej 8 kilogramësh i ra në këmbë, duke i shkaktuar lëndime serioze për të cilat vazhdon të marrë trajtime mjekësore.

banner

Në një intervistë, Shabani ka treguar se pas aksidentit u përball jo vetëm me dhimbje fizike, por edhe me mungesë mbështetjeje dhe një shpërfillje të madhe nga drejtuesit e ndërmarrjes.

“Kryeshefi ekzekutiv tha se mund ta kem inskenuar rastin. E kam përjetuar shumë rëndë këtë,” tha ajo.

Aktualisht, Valdete ndodhet në një proces të gjatë rikuperimi dhe për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është në gjendje të vazhdojë punën në minierë.

Rasti i saj ngre shqetësime serioze mbi sigurinë dhe trajtimin që marrin punëtorët në këtë sektor, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe kujdes më të madh nga ana e menaxhmentit të minierës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy