Përveç Prishtinës, nesër protestë do të ketë edhe në qytetin e Pejës.
Në këtë protestë, do të kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi për rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga ish-kunati i saj, pas problemeve me ish-bashkëshortin.
Kjo protestë thirrur për të premten në orën 12:00 dhe do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Pejë
Në protestat në Prishtinë, qytetarët dhe aktivistet gra kanë kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Përvëç suspendimeve që tashmë kanë ndodhur, protestuesit kanë kërkuar dorëheqje dhe shkarkime, duke përfshirë edhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

