Lule Elezi sjell muzikën shqiptare në skenat prestigjioze të Polonisë

by engel

Pianistja e njohur shqiptare, Lule Elezi, do të performojë në tre koncerte recitale në Poloni, duke shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare.

Ajo bëhet pianistja e parë shqiptare që do të prezantohet në Festivalin pianistik “Floralia Muzyczne – Muzyka w Kwiatach”, një ngjarje e shquar ku marrin pjesë pianistë të njohur nga e gjithë bota.

banner

Ky festival, i organizuar për herë të 29-të, mbahet në Varshavë me mbështetjen e Shoqatës Ndërkombëtare Fryderyk Chopin, Bashkisë së Varshavës, Akademisë së Shkencave Polake dhe Radio RDC.

Përveç pjesëmarrjes në këtë festival, Elezi do të performojë edhe në Chopin Salon në Varshavë, një vend historik ku dikur Fryderyk Chopin luante kompozimet e tij.

Gjithashtu, ajo do të mbajë një koncert recital në Pallatin Mbretëror Sakson në Kutno, organizuar nga Muzeu vendor dhe Shoqatat F. Chopin në Varshavë dhe Poloni-Kosovë.

Pianistja e ka cilësuar këtë mundësi si një privilegj të madh, duke shprehur entuziazmin e saj për të interpretuar në vendin e lindjes së Chopinit dhe për të sjellë muzikën shqiptare në një skenë ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy