Kanosje në Pejë: Policia konfiskon armë zjarri

by engel

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të kanosjes në Pejë, i cili ka ndodhur të enjten në ora 17:40.

Sipas raportit zyrtar, viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka kanosur dhe ka qenë në posedim të një arme zjarri. Në përpjekje për ta ndaluar, viktima ka dëmtuar një xham të veturës, por i dyshuari ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

banner

Viktima ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë konfiskuar armën e zjarrit AK-47.

Prokuroria është njoftuar për rastin dhe hetimet po vazhdojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy