Ranieri refuzon Italinë, rishfaqet një tjetër emër në skenë

by informim peje

Duket se ishte pranë një marrëveshjeje, por në fund nuk do të ketë dritë jeshile: Claudio Ranieri nuk do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, trajneri romak ka marrë këtë vendim pas një reflektimi të gjatë. Nuk ka pasur pengesa nga Roma, përkundrazi, pronarët Friedkin i kanë dhënë lejen e plotë Ranierit për të mbajtur dy pozicione: trajner i kombëtares dhe këshilltar i Romës.

banner

Ranieri ka vendosur të refuzojë ofertën e presidentit Gravina për të respektuar angazhimet e tij dhe për të punuar së bashku me Gasperinin dhe Romën. Edhe pse ishte një nder i madh për çdo trajner të drejtonte Italinë, Ranieri ka preferuar të vazhdojë me projektin aktual.

Kështu, kërkimi për pasuesin e Luciano Spallettit rifillon: kandidati më i fortë tani duket të jetë Stefano Pioli. Ish-trajneri i Milanit aktualisht drejton klubin Al Nassr në Arabinë Saudite, por eksperienca e tij atje duket se ka marrë fund.

Para ndryshimeve në skuadrën italiane, Pioli ishte një nga favoritët për pankinën e Fiorentinës, por situata mund të ndryshojë sërish.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy