Studim: Videot që promovojnë ruajtjen e lëkurës në TikTok mund të sjellin më shumë dëm sesa dobi

by engel

Një studim i ri nga Universiteti Northwestern, i publikuar në revistën Pediatrics, ka analizuar ndikimin e rutinave të kujdesit për lëkurën që promovohen në TikTok nga krijues të rinj, të moshës 7-18 vjeç. Rezultatet tregojnë se shumica përdorin mesatarisht 6 produkte të ndryshme, disa edhe mbi një duzinë, me një kosto mujore prej rreth 168 euro (dollarë).

Rreziku i irritimit dhe alergjisë së kontaktit
Ekspertët paralajmërojnë se kombinimi i kaq shumë përbërësve aktivë rrit rrezikun e ndjeshmërisë ndaj diellit, irritimit të lëkurës dhe dermatitit të kontaktit, një alergji që mund të kufizojë përdorimin e sapunëve dhe kozmetikës për pjesën tjetër të jetës.

banner

Analiza e përmbajtjes
Studiuesit analizuan 100 video të ndryshme në TikTok, duke evidentuar se 76% e videove më të shikuara përmbanin të paktën një alergjen potencial, kryesisht aromat dhe acide eksfoliuese si AHA-t. Vetëm 26% e videove për kujdesin ditor përfshinin krem mbrojtës ndaj diellit, një faktor i domosdoshëm për parandalimin e dëmtimeve të lëkurës.

Stigma ndaj lëkurës natyrale
Përhapja e këtyre videove ka rritur presionin mbi të rinjtë, duke rritur stigmat për probleme si aknet, ekzema dhe plakja natyrale. Dermatologët paralajmërojnë se fëmijët po i drejtohen produkteve që nuk u nevojiten dhe nuk sjellin përfitime afatgjata.

TikTok nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare lidhur me studimin, por ka theksuar se platforma ndihmon në shprehjen personale dhe krijimin e komuniteteve mbështetëse. Pavarësisht kësaj, studiuesit theksojnë se këto rutina janë të komplikuara, të kushtueshme dhe të rrezikshme për lëkurën e fëmijëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy