26 vjet nga tërheqja e forcave serbe dhe fundi i pushtimit mbi Kosovën

by engel

Sot shënohen 26 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake dhe paramilitare serbe nga Kosova, duke i dhënë fund pushtimit serb mbi vendin.

Kjo tërheqje erdhi pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në terren dhe bombardimeve të NATO-së, të cilat detyruan Serbinë të nënshkruajë Marrëveshjen e Kumanovës më 9 qershor 1999.

banner

Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i forcave serbe
Marrëveshja e Kumanovës u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe gjenerali Nebojsha Pavkoviq, ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, i cili më vonë u akuzua nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Kosovë.

Sulmet ajrore të NATO-së, që zgjatën 78 ditë, u ndaluan më 10 qershor 1999, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark, raportoi në Këshillin e Atlantikut Verior se bombardimet kishin detyruar ushtrinë dhe paramilitarët serbë të fillonin tërheqjen e plotë nga Kosova.

Hyrja e NATO-s dhe administrimi ndërkombëtar
Me hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK, i cili administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Kjo ditë mbetet një moment historik për Kosovën, duke shënuar fundin e pushtimit serb dhe fillimin e një epoke të re drejt shtetndërtimit dhe pavarësisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy