FIFA nis epoken e re, Infantino e konsideron Kupën e Botës për Klube si futbolli i së ardhmës

by jonzefaj

Po afron fillimi i Kupës së Botës për Klube.

Të dielën në SHBA nis edicioni i parë i një kompeticioni global të zgjeruar me 32 skuadra, të cilat do të përballen për një muaj, në fund të të cilit do të mësojmë se kush do të ngjitet në fronin e kampionit të botës për klube.

banner

I intervistuar nga faqja zyrtare e FIFA-s, presidenti i futbollit botëror Gianni Infantino deklaroi: “Lista e pjesëmarrësve në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube me 32 skuadra pasqyron në mënyrë të saktë atë që do të jetë kompeticioni më konkurrues dhe gjithëpërfshirës i futbollit botëror. Një turne që do të bashkojë talentet më të mëdhenj nga çdo kontinent për të vendosur kampionin e vërtetë botëror për klube.

Kemi 26 lojtarë që do të kërkojnë të bëhen pjesë e grupit të parë të yjeve që kanë fituar dy Kupa të Botës të ndryshme; Kupën e Botës së FIFA-s dhe Kupën e Botës për Klube të FIFA-s. Është histori që po shkruhet. Për më tepër, me 81 vende të përfaqësuara, Kupa e Botës për Klube po ndihmon që futbolli të bëhet vërtet global. Turneu do të jetë ëndrra e çdo tifozi, festë futbolli që do të zgjasë një muaj”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy