Albin Kurti viziton panairin e librit në Prishtinë: “Inteligjenca rrjedh nga libri”

by engel

Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka vizituar sot Panairin e Librit në Prishtinë, duke ndarë përshtypjet e tij përmes një postimi në Facebook. Këtë vit, panairi shënon edicionin e 25-të, njëkohësisht duke përkuar me përvjetorë të rëndësishëm të letërsisë shqipe: 100-vjetorin e lindjes së Martin Camajt, 150-vjetorin e lindjes së Faik Konicës, 200-vjetorin e lindjes së Pashko Vasës dhe 400-vjetorin e lindjes së Pjetër Bogdanit.

Kurti theksoi se panairi i këtij viti rivijëzon krijimtarinë letrare shqiptare dhe përvojën thelbësore të njeriut me librin. Ai vuri në pah numrin e madh të botimeve: rreth 2000 tituj të rinj dhe rreth 6000 tituj të viteve të fundit, të sjellë nga rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

banner

Me moton “Inteligjenca rrjedh nga libri”, Kryeministri Kurti theksoi se krijimtaria dhe fuqia e mendimit të artikuluar në libra “prek horizonte e thellësi të reja ndjenje e ndjeshmërie, dije e vetëdije të cilat inteligjenca artificiale mundet vetëm t’i lakmojë.”

Ai shtoi se libri është mjeti kryesor i një shoqërie dhe mendjeje të hapur, duke sjellë lirinë shpirtërore dhe mendore. Kurti përfundoi mesazhin e tij duke ftuar veçanërisht të rinjtë që të shfrytëzojnë ditët e mbetura të panairit, sot dhe nesër, për të shfletuar dhe shfrytëzuar pasurinë e titujve, nga Rilindasit tanë e deri te botimet më të fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy