Dorëzohet ankesë zyrtare në ZRRE – Kërkohet hetim ndaj EFT dhe NOA Energy, si dhe pezullimi i menjëhershëm i licencës

by engel

Një ankesë zyrtare është dorëzuar sot në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), me kërkesën për hetim urgjent dhe pezullim të menjëhershëm të licencave të kompanive Energy Financing Team LLC (EFT) dhe NOA Energy Trade Sh.P.K.

Ankesa është inicuar nga inxhiniere Janina Ymeri, e cila në një njoftim për media ka bërë të ditur se posedon dokumente konkrete që ngrejnë dyshime serioze për manipulim në tregun ndërkufitar të energjisë elektrike nga këto dy kompani.

banner

Sipas Ymerit, këto veprime të dyshuara kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të energjisë për bizneset në Kosovë, përmes grumbullimit të kapaciteteve ndërkufitare dhe kontrollit të importit të energjisë.

“ZRRE ka në dorë zgjidhjen – të ndalë përfitimet e paligjshme duke zhbllokuar dy interkonektorët ME-KO dhe KO-MA, çka njëkohësisht do të ndikonte në uljen e çmimit të energjisë së importuar,” thuhet në deklaratën e Ymerit.

Ajo gjithashtu u bën thirrje kompanive energjetike kosovare si KESCO/KEDS, KEK dhe operatorëve të tjerë privatë që të hapin zyra përfaqësuese në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, me qëllim pjesëmarrjen në ankandet për kapacitete ndërkufitare të transmetimit.

Sipas saj, një angazhim i tillë do të ndihmonte në thyerjen e marrëveshjeve monopoliste dhe do t’u hapte rrugë kontratave afatgjata me furnizues evropianë, me çmime më konkurruese sesa ato në tregjet ditore HUPX dhe ALPEX.

ZRRE ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me këtë ankesë, por pritet që rasti të trajtohet me prioritet për shkak të ndjeshmërisë së lartë dhe ndikimit të mundshëm në tregun energjetik të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy