Kosova – vendi më i cenueshëm nga lufta hibride, Gjini: Ka për qëllim të krijojë konfuzion dhe pasiguri te qytetarët

by Nexhat

Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim në Prishtinë (PIRDEV) organizoi të enjten një konferencë me temën “Modeli i ri i integrimit për Ballkanin Perëndimor”, ku u trajtuan çështje të rëndësishme si bashkëpunimi ndërkufitar, kërcënimet hibride dhe integriteti i proceseve zgjedhore në rajon.

Gjatë panelit të parë, u theksua se Kosova mbetet ndër vendet më të cenueshme ndaj luftës hibride. Pjesëmarrësit diskutuan mbi ndikimet e jashtme, manipulimin e informacionit dhe sfidat e sigurisë në epokën digjitale. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, theksoi se edhe vendi i tij përballet me lajme të rreme dhe kërcënime hibride, por se po ndërmerren hapa për ndërtimin e një sistemi mbrojtës efikas. Ai gjithashtu vlerësoi sistemin zgjedhor të Kosovës me lista të hapura, duke e konsideruar atë më demokratik se modeli proporcional i përdorur në vendin e tij, i cili sipas tij favorizon lojalitetin ndaj liderit më shumë se përkrahjen qytetare.

banner

Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, theksoi se lufta hibride është e pranishme në Kosovë prej kohësh dhe ka për qëllim të krijojë konfuzion dhe pasiguri te qytetarët. Ai shprehu shqetësimin për cilësinë e përfaqësimit në Kuvend dhe shtroi nevojën për reformimin e sistemit të votimit preferencial, duke theksuar se ai po ndikon negativisht në cilësinë e përfaqësimit parlamentar.

Nga ana tjetër, Uranik Begu, drejtor i Plug and Play Tech Center për Ballkanin Perëndimor, paralajmëroi se zhvillimet teknologjike do ta bëjnë edhe më të sofistikuar luftën hibride, duke u dhënë më shumë hapësirë aktorëve që synojnë destabilizimin përmes shpërndarjes së lajmeve të rreme dhe manipulimit të opinionit publik.

Në këtë konferencë u diskutua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ndërkufitar dhe rolit të mikro-rajoneve në forcimin e integrimit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy