Spiegel: Dy të arrestuar në Gjermani për planifikim sabotimi në favor të Rusisë

by Nexhat

Policia ka arrestuar dy shtetas bjellorusë të dyshuar për planifikim sabotimi në Gjermaninë jugore , njoftoi sot Zyra e Prokurorit Publik të Mynihut, ndërsa revista Der Spiegel raportoi se ata po vepronin në emër të Rusisë.

Dyshohet se dy bjellorusët planifikuan t’i vinin zjarrin një ndërtese ose objekti të infrastrukturës kritike në zonën e Nurembergut, sipas asaj që zyra e prokurorit i tha Reuters.

banner

Dy burrat, të moshës 39 dhe 50 vjeç, thuhet se vepronin në emër të një qeverie ose organizate të huaj kundrejt një pagese. Burrat kanë qenë në paraburgim që nga 7 tetori, por prokuroria nuk e përmendi vendin në emër të të cilit dyshohet se vepronin.

Në të njëjtën kohë, Moska ka mohuar vazhdimisht akuzat e bëra nga Gjermania dhe vendet e tjera për kryerjen e operacioneve sabotuese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy