RB Leipzig ka konfirmuar emërimin e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm, duke i besuar drejtimin e skuadrës gjermanit të talentuar Ole Werner. Lajmi u zyrtarizua pak para nisjes së fazës përgatitore të sezonit 2025–2026, duke shënuar një kthesë të rëndësishme për klubin që kërkon të rikthehet fuqishëm në garat elitare të futbollit gjerman dhe evropian.
Emërimi i Werner vjen pas një sezoni të luhatshëm, ku Marco Rose u shkarkua gjatë rrugës dhe Zsolt Low mori drejtimin e përkohshëm. Klubi vendosi t’i japë besimin një tekniku të ri, vetëm 37 vjeç, por me përvojë të konsiderueshme në Bundesliga dhe me profilin e duhur për të ndërtuar një projekt afatgjatë.
Werner vjen nga Werder Bremen, skuadër që e drejtoi që nga nëntori i vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe, ai zhvilloi 128 ndeshje dhe sezonin e fundit arriti një performancë të admirueshme, duke e mbyllur edicionin në vendin e tetë, me të njëjtin numër pikësh si Leipzig.
Për të siguruar shërbimet e tij, drejtuesit e klubit gjerman kanë paguar një shumë prej 1.5 milionë eurosh, për ta liruar nga kontrata që e lidhte me Bremenin deri në vitin 2027.
Ky lëvizje shihet si një sinjal i qartë se Leipzig synon të ndërtojë një skuadër konkurruese, jo vetëm për trofetë në Gjermani, por edhe në arenën ndërkombëtare. Me një trajner të ri në stol dhe objektiva të freskëta, tifozët kanë arsye për të pritur me entuziazëm sezonin e ri.
Në vijim pritet prezantimi zyrtar i Werner përpara mediave dhe një fushatë aktive në merkato për të përforcuar ekipin sipas vizionit të trajnerit të ri.