Ak.Rauf Dhomi, Halil Matoshi dhe Bekim Luma (post mortum), laurat të çmimeve “Teki Dervishi”

by Nexhat

Tri çmime që mbajnë emrin e shkrimtarit dhe intelektualit të njohur, Teki Dervishi, sot u ndanë në Bibliotekën e Qytetit” HIvzi Sulejmani” në Prishtinë, nga Shtepia Botuese “Tenda”

Çmimi për Mendim shqiptar, albanologji dhe publicistikë “Teki Dervishi”, iu nda akadamik Rauf Dhomit

banner

Çmimi për Gazetari, humanizëm dhe jetëndryshim Halil Matoshit

Ndërsa Çmimi për Krijimtari letraro-gjuhësore, teatër dhe arte tjera iu nda Bekim Lumit (post mortum)

Paraparakisht në këtë takim letrar e kulturor  që u quajt edhe ” Me Tekiun mes nesh”, ne një panel që u moderua nga Studiuesi dhe Doktori i Leterësisë Fehmi Cakolli, ish-student dhe bashkëpuntorë revokuan kujtime nga puna dhe aktivitetet e ndryshme me Teki Dervishin. Emucionuese ishin edhe kujtimet e të bijës së Teki Dervishit, Norë Meto Kaja, të cilat i ndau me të pranishmit

Sharmi I këtij takimi letrar e kulturor ishte edhe dy këngë të intepretuara nga sopranja Besa Llugiqi , e shoqëruar me piano nga Melos Buza, si dhe interpretimi i një materiali në doreshkrim të Teki Dervishit nga aktorja Arijeta Ajeti.

Teki Drvishi ka lindur në Gjakovë më 16 janar 1943 dhe ka vdekur në Prishtinëmë 29 qershor 2011

Këto çmime kanë karakter vjetor, pra do të ndahen çdo vit, në përvjetor të ndarjes nga jeta të Teki Dervishit/Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy