E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës

by Nexhat

Aktorja Leze Qena ishte njëra prej aktorëve më të dashura për publikun shqiptarë për vite të tëra për rolet e saj në teatër dhe në film

Në një farë forme, Lezja u shndërrua në një ikonë derisa gjatë tërë viteve të karrierës së saj ajo u përgëzua për paraqitjet e saj skenike.

banner

Por, si duket vdekja ka bërë që ajo tashmë të harrohet nga të gjithë – pikë së pari nga institucionet e kulturës në Kosovë.

Në një pamje të dhimbshme që është postuar Arian Havolli, varri i aktores Leze Qena – emri i vërtetë i së cilës është Elizabeta Spaqi – është në gjendje të rëndë

Aktorja që na bëri të qeshim dhe të qajmë për dekada, që jetoi për publikun, për rolet e saj dhe për teatrin, sot duket se po harrohet.

“Varri i saj, i thjeshtë dhe i mbuluar nga dheu, pa asnjë mbishkrim, flet më shumë se çdo fjalë – flet për një shoqëri që harron shpejt, për një sistem që nuk kujdeset për ata që i dhanë shpirtin kulturës”, thuhet në mbishkrimin kësaj video që e ka postuar Radio Televizioni 21. .

“Leze Qena nuk ishte thjesht aktore. Ajo ishte simbol i gjallë i teatrit, ikonë e ekranit dhe nënë shpirtërore për shumë breza. Ishte zëri, fytyra dhe zemra e shumë roleve që mbeten të paharruara. Por pikërisht ajo, që dhuroi gjithçka, sot po prehet në një qetësi të trishtë e të lënë pas dore”.

Për këtë video kanë filluar që të reagojnë edhe artistë e profesor në Fakultetin e Arteve.

Një ndër ta është edhe profesori i dramaturgjisë, Ilir Muharremi, që ka bërë një status të tij në facebook.

“Shume e dhimbshme. Sa je gjalle te duartrokasin, ne vdekje as varin nuk ta rregullojnë. Edhe shkronjat kane filluar te bien. E dhimbshme”, ka shkruar ai.

Aktorja Leze Qena ndërroi jetë më 25 mars 2020 në moshën 85 vjeçare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy