Kristjan Asllani mund të jetë pranë një kapitulli të ri në Serie A. Sipas mediave italiane, mesfushori i Kombëtares shqiptare është në radarin e Bolonjës, që ka bërë një ofertë konkrete prej 13 milionë eurosh për kartonin e tij.
Interi është ende duke menduar, por me ndryshimet e mëdha që po vijnë në skuadër pas largimit të trajnerit Inzagi, pritet që edhe emra si Asllani të sakrifikohen për të financuar “remontin” veror.
Trajneri i ri i Bolonjës, Vinçenco Italiano, e pëlqen shumë profilin e Asllanit dhe e sheh atë si pjesë thelbësore të mesfushës në projektin e ri të ekipit.
Gjithçka do të marrë formë dhe do të finalizohet në javët në vijim, meqenese Interi i permbylli angazhimet në Kupën e Botës për Klube.