Pejë: Tre persona arrestohen për vjedhje – njëri i mitur, sekuestrohen sende të vjedhura, armë dhe drogë

by informim peje

Tre persona në Pejë kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se kanë kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme. Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se njëri nga të arrestuarit është i mitur.

Nga PK-ja është bërë e ditur edhe se, gjatë vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të vjedhura, një thikë dhe sasi e vogël e narkotikëve.

banner

Po ashtu, në raport bëhet e ditur edhe se njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

‘‘VJEDHJE E RËNDË

Pejë 29.06.2025-00:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) pasi që, dyshohet që kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të vjedhura, një thikë dhe sasi e vogël e narkotikëve. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar Policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy