Policia spanjolle ka rindërtuar aksidentin se si Diogo Jota, dhe vëllait të tij, André Silva, humbën jetën pas daljse së automjetit tip Lamborghini nga rruga.
Sipas Guardia Civil në Spanjë, tragjedia ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të së enjtes në provincën Zamora. Hetimet paraprake tregojnë se gjatë një manovre parakalimi, një shpërthim i papritur i gomës bëri që supermakina Lamborghini të dalë nga rruga dhe drejtuesi të humbasë kontrollin.
“Pas përplasjes, automjeti u përfshi nga flakët, duke mos i lënë asnjë shans për mbijetesë dy pasagjerëve,” thuhej në deklaratën zyrtare të autoriteteve spanjolle.
Një shofer kamioni, dëshmitar i aksidentit, publikoi një video tronditëse që tregon makinën duke u përfshirë nga zjarri vetëm pak minuta pas përplasjes. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shfaqur gjithashtu flakët që kishin përfshirë edhe bimësinë përreth.
Aksidenti ndodhi vetëm 10 ditë, pasi Jota ishte martuar me të fejuarën e tij në një ceremoni intime në Portugali, ku çifti u fotografua i lumtur me tre fëmijët: Denis (2021), Duarte (2023) dhe një vajzë e sapolindur, 8 muajshe. Ai pritej të rikthehej në Merseyside këtë javë për të nisur përgatitjet verore me Liverpool-in.