VUSHTRRI/ Pas një mosmarrëveshje për transportin e grurit, tre persona sulmojnë një tjetër

by Nexhat

Një person është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth transportit të grurit bashkë me dy persona tjerë e kanë sulmuar fizikisht viktimën.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë në arrati.

banner

“LËNDIM I LEHTË & POSEDIM & PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS- Vushtrri / 05.07.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari m/k i cili pas një mosmarrëveshje (rreth transportit të grurit)  së bashku edhe me dy persona tjerë kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k, të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe po ashtu i dyshuari ka shtënë me armë zjarri. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të përfshirë ende janë arrati. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy