Parashikimi i motit për të martën

by Nexhat

Gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit të së martës, moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët. Në kombinim me masat e ftohta ajrore, kjo pritet të favorizojë formimin e ngricave lokale në orët e mëngjesit.

Më pas, pritet shtrirje graduale e vranësirave nga lindja drejt perëndimit, të cilat herë pas here do të sjellin reshje lokale shiu, sidomos gjatë orëve të pasdites, ndërsa në zonat malore priten reshje bore.

banner

Era do të fryjë veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë shumë e fortë, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C. /MeteoKosova/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy