Vdes zjarrfikësi që u aksidentua sot në krye të detyrës

by Nexhat

Ka vdekur në QKUK, zjarrfikësi dhe shefi i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Limja i cili u aksidentua sot rreth orës 15:30 në fshatin Mejë, ndërsa ishte në krye të detyrës. Ai ishte duke u trajtuar në QKUK, megjithatë humbi betejën pas lëndimeve të marra nga aksidenti.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë.

banner

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka thënë se i ndjeri vdiq në krye të detyrës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Komandantit të Togut, Kaqun Lima, i cili ndërroi jetë në krye të detyrës duke shërbyer me guxim e përkushtim për mbrojtjen e jetëve dhe pasurisë së qytetarëve. Në emër te Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës, në këto momente të vështira shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Lima, shokëve, miqve, kolegëve të Shërbimit te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në Gjakovë dhe gjithë Zjarrfikësve në Kosovë.  Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë, si shembull i sakrificës dhe humanizmit. Me nderim të thellë për jetën e humbur në detyrë duke ndihmuar qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy