“Bingo”, Fitore Pacolli “e gjen” palën bllokuese në Kuvend, kërkon t’iu merren mandatet: S’mund të vazhdojmë kështu

by informim peje

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, po thotë se PDK, LDK dhe AAK janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit, ndonëse partia të cilës i takon është duke insistuar në emrin e Albulena Haxhiut në mbi 40 seanca.

Sipas saj, këto parti po e shkelin Kushtetutën dhe rregulloren.

banner

“PDK, LDK dhe AAK po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren. Ata po akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por është vetë kjo palë që po e bllokon”, ka shkruar ajo.

Pacolli është treguar rigoroze duke propozuar që nëse nuk konstituohet Kuvendi deri në fund të muajit, t’iu merren mandatet atyre që refuzojnë të votojnë.

“Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që refuzojnë të votojnë. Nuk mund të vazhdojmë kështu”, ka përfunduar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy