Uran Ismaili, derë më derë me një letër për qytetarët: Kjo nuk është Prishtina që meritojmë

by informim peje

Uran Ismaili ka zgjedhur një mënyrë kreative për të nisur fushatën e tij për të parin e Prishtinës. Ai ka shpërndarë disa letra në gjithë qytetin.

Aty, Ismaili ka njoftuar të gjithë banorët e Prishtinës përmes një letre të shpërndarë nëpër qytet, se ai do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës. Në këtë letër, Ismaili i drejtohet qytetarëve me tone personale, duke i ftuar që të reflektojnë mbi gjendjen aktuale të kryeqytetit dhe nevojën për ndryshim urgjent.

banner

Ai shpreh shqetësimin e tij për problemet e përditshme me të cilat përballet Prishtina, si kaosi në trafik, ndotja nga pluhuri, mungesa e ndriçimit publik dhe infrastruktura e pakontrolluar. “Kjo nuk është Prishtina që duam dhe as ajo që ne e meritojmë”, shkruan Ismaili, duke shtuar se dëshiron t’i shërbejë qytetit me zgjidhje konkrete dhe jo me premtime boshe.

Një nga propozimet e para të tij është hapja për qarkullim e sheshit “Xhorxh Bush”, si një hap fillestar për zgjidhjen e problemit të trafikut në qytet. Letra u shoqërua me një thirrje për përfshirje qytetare dhe një QR kod për t’u bashkuar me platformën e tij për ndryshim.

“Është koha për Prishtinën”, përfundon letra e Uran Ismailit, duke theksuar se dorëzimi nuk është opsion për të.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy