Sllovenia ka legalizuar vetëvrasjen e asistuar, pas një referendumi ku 55% e qytetarëve votuan pro. Ligji u miratua në parlament me 50 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime.
Sipas ligjit të ri, të drejtën për vetëvrasje të asistuar e kanë personat me sëmundje të pashërueshme, që janë në gjendje mendore të qëndrueshme dhe që përjetojnë dhimbje të padurueshme. Të gjitha opsionet e tjera të trajtimit duhet të jenë shteruar më parë. Personat me sëmundje mendore përjashtohen nga kjo e drejtë.
Eutanazia (ndërhyrja direkte nga një mjek për t’i dhënë fund jetës së pacientit) mbetet e ndaluar.
Reagimet politike kanë qenë të ndara: deputetja Theresa Novak e mbrojti ligjin si një akt human, ndërsa opozita e konsideroi atë “kërcënim për dinjitetin njerëzor”.
Sllovenia i bashkohet vendeve si Zvicra dhe Austria që lejojnë vetëvrasjen e asistuar, ndërsa eutanazia mbetet e ligjshme vetëm në disa vende europiane si Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu.