Donika Gërvalla përkujton heronjtë Bunjaku e Zymeri – Tërheq vëmendjen dhe ngre pikëpyetje renditja e emrave të Heronjëve!

by engel

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka përkujtuar përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale dy heronjtë e Kosovës, policët e rënë në detyrë Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri. Ajo ka nderuar guximin, trimërinë dhe sakrificën e tyre në mbrojtje të sovranitetit të vendit, duke theksuar se vepra e tyre është një trashëgimi që obligon të gjithë për më shumë përgjegjësi dhe përkushtim ndaj shtetit.

Në postimin e saj, Gërvalla thekson:

banner

“Heronjtë Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri mishërojnë guximin, trimërinë dhe vendosmërinë për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Republikës së Kosovës… Ata lanë pas një trashëgimi që na obligon të mos harrojmë, por të veprojmë me përgjegjësi.”

Megjithatë, renditja e emrave në përkujtim – fillimisht Afrim Bunjaku dhe më pas Enver Zymeri – tërheq vëmendje dhe ngre pikëpyetje?! Pavarësisht se sot shënohet përvjetori i rënies së Enver Zymerit, deputetja ka përmendur e nderuar së pari Afrim Bunjakun, i cili u vra në një incident gjatë mandatit të kësaj qeverie. Kjo ka bërë që të ngrehen pikëpyetje rreth qasjes dhe qëndrimit të deputetes ndaj figurave të historisë më të hershme krahasuar me ata të kohëve të fundit.

Pavarësisht polemikës rreth renditjes, Gërvalla ka marrë pjesë bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, Ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, në vizitat dhe homazhet zyrtare pranë familjeve dhe varrezave të heronjve.

“Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri janë shembuj të pastër të patriotizmit në veprim… Lavdi e mirënjohje. Mirënjohje e përjetshme për heronjtë tanë dhe për të gjithë ata që i shërbejnë vendit me nder dhe trimëri,” ka shkruar ajo në fund të postimit.

Gërvalla ka shprehur gjithashtu mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, duke theksuar se puna e tyre e përditshme është themeli i sigurisë dhe funksionimit të shtetit.

Ky përkujtim vjen në kuadër të Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë – një ditë që kujton sakrificën e atyre që kanë dhënë jetën për rendin dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy