Mediat në Mitrovicë: Personi që dyshohet se humbi jetën në Ujman, mërgimtar nga Suedia

by Nexhat

Një person dyshohet se ka humbur jetën pasi është hedhur nga ura në Liqenin artificial të Ujamnit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po bëjnë përpjekje për gjetjen e trupit.

banner

Për ta përshpejtuar përpjekjen, atje kanë shkuar edhe zhytësit nga jugu.

Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

Ai, siç shkruan Mitropol, jetonte në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjik nuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy