Edon Bytyqi, i cili ishte prezantuar me emrin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, dhe kishte mashtruar qytetarët, është ekstraduar në Kosovë.
KALLXO.com raporton se Bytyqi është sjellë sot në Kosovë, rreth orës 21:00, pasi është arrestuar jashtë vendit.
Ai dyshohet se ka kryer edhe dy raste të mashtrimit në rajonin e Mitrovicës.
Në regjistrat e Policisë, ai figuron edhe për 14 vepra të tjera penale të kësaj natyre.
Më 23.10.2025, autoritetet e sigurisë e kishin shpallur në kërkim Edon Bytyqin.
Sipas tyre, dyshimi bazohet në prova se Bytyqi, përmes paraqitjes së rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kishte përdorur emrat e personave publikë dhe zyrtarëve për t’i vënë në lajthitje qytetarët, duke i mashtruar që t’i dërgonin para përmes institucioneve të transfereve financiare.
Për këtë rast, hetuesit policorë kishin paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Vlen të theksohet se, sipas Policisë, Bytyqi ndodhej në Bosnjë e Hercegovinë, prandaj kallëzimi penal ndaj tij ishte paraqitur në mungesë.
Në shtator të vitit 2025, ky person dyshohej se po prezantohej si Veton Elshani dhe përmes telefonatave po u kërkonte qytetarëve para.
Sipas Policisë, personi kishte kërkuar 1 mijë euro me pretekstin se kishte një fëmijë të sëmurë dhe se i nevojiteshin para për shërim.
Në lidhje me rastin, dy ankuesit ishin intervistuar

