PRIZREN/ Gjendet pa shenja jetë një punëtor

by Nexhat

Një person është gjetur pa shenja jete në hapësirat e “Parkut Inovativ”, në ish-kazermën ushtarake në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se viktima është një 55-vjeçar me inicialet B.B, punëtor në park.

banner

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të përcaktuar shkaktarin e vdekjes”, tha ai.

Policia e ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe thotë se është duke i ndërmarrë “të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy