Zjarri në Kodrën e Minatorëve u ndez qëllimshëm, Policia e arrestoi një 42 vjeçar shqiptar pas disa orë kërkimesh

by Nexhat

Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë një sipërfaqe të hapur me barishte në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut, më 26 korrik 2025, rreth orës 15:45.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari për zjarrvënien është Zenun Mustafa, rreth 42-vjeçar, i cili fillimisht ishte në arrati, por rreth orës 21:00 është arrestuar nga Policia.

banner

Pas lokalizimit të zjarrit nga zjarrfikësit dhe intervenimit të Policisë, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar inicimin e rastit “Zjarrvënie”.

Mustafa është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim për 48 orë.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy