Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka shfuqizuar ndalesën për importin e kafshëve të gjalla dy thundrake (gjedhe, dele, dhi dhe derra) dhe produkteve të tyre nga Hungaria, përjashtuar zonat administrative Kisbajecs dhe Gyor-Moson-Sopron.
Ky vendim sipas njoftimit në Facebook, thuhet se është marrë më 25 korrik 2025, në përputhje me Ligjin e Veterinarisë dhe pas vlerësimeve të fundit nga organizatat evropiane për shëndetin e kafshëve mbi situatën epidemiologjike të sëmundjes Afta Epizootike.
AUV ka bërë të ditur se ky ndryshim i masës kufizuese është në linjë me vendimet e shteteve të tjera dhe vjen si rezultat i mosregjistrimit të asnjë rasti të dyshuar në Kosovë,
“Falë vendimeve dhe veprimeve profesionale të menjëhershme të AUV-së, në koordinim me vendet tjera. Kosova e kaloi situatën me sukses, duke mos regjistruar asnjë rast të dyshuar për prezencë të sëmundjes Afta Epizootike ne vend. Jemi të përkushtuar me angazhim të plotë, ti dalim në ballë secilës situatë për të ruajtur shëndetin veterinar në vend”.
“Duke mbrojtur ekonomit e fermerëve dhe ekonominë shtetërore. Falë masave të vendosura, mbikëqyrjes se zbatimit në përpikëri nga organet shtetërore qe punojnë në kufij MIK. Sot po ndodh lehtësimi i kufizimit për qarkullim të mallrave mes dy vendeve. Gjithmonë duke respektuar protokollet veterinare”.

