OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht

by engel

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar se më 7 gusht do të organizojë një protestë paqësore kundër Gjykatës Speciale.

Lajmi u bë i ditur gjatë një konference për media të hënën, ku përfaqësues të organizatës shprehën pakënaqësi të thellë ndaj punës së Dhomave të Specializuara në Hagë, duke i akuzuar ato për njëanshmëri dhe përpjekje për të deformuar luftën çlirimtare të UÇK-së.

banner

“Gjykata Speciale po përdoret si mjet për njollosjen e luftës sonë të drejtë dhe përbaltjen e figurave kryesore të saj”, u tha në deklaratë.

Sipas OVL-UÇK-së, qëllimi i protestës është të kundërshtohen padrejtësitë që, sipas tyre, po u bëhen ish-drejtuesve të UÇK-së që aktualisht po gjykohen në Hagë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy